Hajduti i 400 milionë eurove dhe taksa e sheshtë

Ministri i Financave i qeverisë Hajdute të 400 milionë dollarëve të vjedhur në vit në Tatime e Dogana, zgjodhi të dezinformojë qytetarët shqiptarë se me uljen e TVSH nga 20% në 15% borxhi publik do të rritet në 85% të GDP. Partia Demokratike ka reaguar dje në lidhje me deklaratat e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj në lidhje me programin e PD.
“Ministri i Financave i qeverisë grabitëse të 1 miliard dollarëve të vjedhur në vit, sipas KLSH, zgjodhi të keqpërdorë dhe deformojë programin e PD për taksat, në përpjekje të dëshpëruar për të frikësuar 623 mijë të punësuarit se, gjoja të gjithë ata do të paguajnë 110 milionë dollarë më shumë taksa me prezantimin e taksës së sheshtë prej 9%.
Një mashtrim i ulët nga paniku që kanë prej alternativës së PD, ministri i Financave i qeverisë Hajdute të 400 milionë dollarëve të vjedhur në vit në Tatime e Dogana, zgjodhi të dezinformojë qytetarët shqiptarë se me uljen e TVSH nga 20% në 15% borxhi publik do të rritet në 85% të GDP” thuhet në reagimin e PD.
“Ministri i Financave i qeverisë Zhvatëse që bën tym 80 milionë dollarë të shpenzuar vetëm për luks dhe 15 milionë dollarë vetëm për bileta avioni, tentoi të frikësojë shqiptarët se gjoja programi i PD do të zhbëka ‘arritjet’ e qeverisë së mavijosur.
Partia Demokratike, duke hedhur poshtë me neveri shpifjet, trillimet dhe dashakeqësinë primitive të këtij ministri të qeverisë së motos: Grabit-Vidh-Zhvat, deklaron se ora kur programi i PD do të zbatohet për të ndryshuar jetët e të gjithë shqiptarëve ka ardhur. Asnjë shqiptar nuk ka arsye të frikësohet nga balta Rama-Ahmetaj. Shqiptarët do të paguajnë më pas taksa dhe borxhi publik nuk do të rritet. Shqiptarët do të paguajnë më pak taksa dhe më shumë para do të ngelen në xhepat e tyre. Borxhi publik do të ulet në mënyrë drastike. Bujqit shqiptarë do të përfitojnë subvencion rreth 10 herë më shumë se sa marrin sot. Në arkën e shtetit do të hyjnë edhe ato 1 miliard dollarë që sot përfundojnë në xhepat e Edi Ramës e hajdutëve të tij me tendera e koncesionet sipas motos Vidh-Grabit-Zhvat. Do të kthehen në vende pune, investime e mirëqënie edhe ato 400 milionë dollarë të evazionit e kontrabandës. Ja, pra, kush ka arsye të frikësohet nga programi financiar dhe ekonomik i PD: oligarkët, kontrabandistët, evazorët dhe shërbëtorët e tyre në qeveri. Këta kanë arsye ta ndjejnë se ora e drejtësisë, jo drejtësisë së kapur nga partia, por drejtësisë së vërtetë, po troket” citon më tej reagimi i PD.

Exit mobile version