Hakerat iranianë “godasin” sërish, sulmohet faqja zyrtare e webit të Institutit Shqiptar të Statistikave

Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave duket se ka rënë pre e një grupi hakerash iranianë, Homeland Justice.

Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë faqen e webit të INSTAT.

Sakaq, aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google. Po ashtu, edhe zëdhënësi i INSTAT ka konfirmuar sulmin për BalkanWeb.

“Po punojmë për rikuperimin e faqes”, u shpreh ai.

Ky sulm kibernetik vjen ndërkohë që INSTAT po përpunon të dhënat për censin e popullsisë të zhvilluar në fundin e vitit të kaluar, nga ku pritet të mësojmë numrin aktual të qytetareve-banore të Shqipërie si dhe të dhëna të tjera mbi te ardhurat, fenë, etninë etj.

Exit mobile version