Haklaj: Demokratët Euroatlantikë, alternativë konkurruese gati për zgjedhje

Ish-deputeti Azgan Haklaj dha detaje nga koalicionet dhe aleancat e Demokratëve Euroatlantikë për zgjedhjet e 11 Majit si parti dhe Pol i Tretë. Ai pohoi se tashmë janë regjistruar, është gjetur formula, do kandidohet me lista të hapura dhe aleancë me 27 parti politike.

“Basha është krijuesi i vetëm i tortës, por do jetë edhe përgatitësi i hallvës së “Trekëndëshit të Bermudës”. Më 9 Shtator Lulzim Basha do shpallë luftën me trekëndëshin, ndaj pushtetit të korruptuar, me mandate të krimit. Lulzim Basha ka një grup me 100 mijë vota. Po votove Ramën, ke dhe Berishën brenda. Ditën e hënë mblidhet Këshilli Euroatlantik, jemi të regjistruar, kemi gjetur formulën e duhur, jemi të regjistruar. Ne jemi alternativë konkurruese. Padiskutim Lulzim Basha del deputet, kini durim, jemi alternativ me doktrinë ekonomike”, tha Haklaj.

Artikulli paraprakÇmimet e larta nxisin thirrjet për bojkot të supermarketeve edhe në Shqipëri