“Hakmarrja është detyrim i jetës”! Si depërtoi gazetari italian në mafian shqiptare

Interesimi dhe kurioziteti lidhur me aktivitetin e mafias shqiptare është gjithnjë e më i madh sidomos nga mediat e huaja. Ndërkohë që në Shqipëri, shumë prej informacionit mbahet sekret, mediat italiane janë gjithë sye vesh për të zbuluar më shumë në lidhje me mafian shqiptare. Për më shumë se dy dekada, Italia e cila njihej si një ndër vendet ku mafia jo vetëm funksiononte por edhe kontrollonte gjithë pushtetin, tanimë duket sikur ka dorëzuar ‘kurorën’. Shqiptarët janë ata të cilët kanë marrë stafetën jo vetëm në trafikun narkotik por edhe tek vrasjet dhe aktivitetet e tjera kriminale.
Mbrëmjen e së martës në televizonet italine është publikuar dokomentari i shumëpërfolur i gazetarit investigativ, David Beriain mbi mafien shqiptare. Ai thotë se grupet kriminale në Shqipëri nuk kishin shumë ndikim por me lidhjet që kishin me politikën në vend arritën të forcoheshin dhe të merrishin me trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve.
“Lobi shqiptar është i mbyllur, thotë ai, dhe prej të cilit shumë pak dihet dhe për herë të parë hap derën për një gazetar”.
“Hakmarrja për shqiptarët është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit”, shpjegon gazetari.

Exit mobile version