Hakmarrja ndaj Prokurorit që hetoi vjedhjen e serverit të Tatimeve nga Rama dhe Aldo Baren

Oerd BylykbashiOerd Bylykbashi

Une nuk e njoh personalisht Gentian Trenoven, nuk kisha degjuar asgje negative per te, por di qe ishte nje nga prokuroret qe ne 2010, kur Rama kerkonte bllokimin e liberalizimit te vizave me devizen “hap kutite ose largohu”, mbrojti akuzen kunder Aldo Bares dhe e coi ne burg.
Pra ai eshte nje nga ata prokurore e gjyqtare qe pas vitit 2005 e deri ne vitin 2013 kur qeveriste PD, perplasen pas hekurave kriminelet dhe bandat me te medha ne vend. Ato banda, kapot e te cilave sot jane liruar apo po lirohen nga burgime per jete pasi erdhi ne pushte PS me reformen ne drejtesi dhe vetingun e saj‎.
Por duket qe Gentian Trenova pati fatin e keq te ishte prokurori qe hetoi nje nga skandalet me te medha, ate te “serverit te tatimeve” ku u vodhen e u zhduken miliona te dhena tatimore per te mbyllur borxhe te qeveritareve socialiste apo per t’i bere shantazh bizneseve, nje skandal qe implikon Ramen e Co, dhe qe nje dite do tu kushtoje burgun maskarenjve qe e ideuan.
Gentian Trenova pati fatin e keq qe nuk iu dha shansi te votonte per te quajtur kushtetues ligjin e vetingut apo ndonje nga ligjet e tjera antikushtetuese te reformes ne drejtesi e, me ate rast, te provonte bindjen ndaj Edi Rames duke rrezuar kerkesat e opozites.
Por Gentian Trenova pati edhe nje fat tjeter te keq. Ai u perzgjodh me short qe te ‎ishte anetar i nje organi kushtetues qe ka mbetur si zombi: Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi. KED duhet te perzgjedhe kandidatet per Gjykaten Kushtetuese qe do shqyrtoje ligjet e Rames dhe Inspektorin e Larte te Drejtesise (ILD), ate qe do te coje per ndeshkim disiplinor gjyqtaret dhe prokuroret qe do te emeroje Rama pas vetingut.

KED ka mbetur si nje i vdekur i pakallur sepse Rames nuk i pelqeu perberja e KED qe doli nga shorti ne janar 2018. Ky nuk ishte short i kontrolluar nga filtrat e Xhafes sic ndodhi me shortet e KLGJ dhe KLP ku mjaftonte vec te fusje doren ne kosh sepse ishte e sigurt se sa here ta hapje Kinder Surprizen, gjithmone Ramen ne miniature do te gjeje brenda. Fatmir Xhafaj i kercenoi anetaret e KED me hyqem te Rames, qe te mos benin asnje veprim per te mbushur vakancat ne Gjykate Kushtetuese dhe ILD derisa te behej vetingu. Ky kercenim bie ndesh me Kushtetuten qe percakton se KED funksionon dhe kryen detyren e saj nderkohe qe vetingu kryhet paralelisht, me qellim qe te mos bllokohet ‎ngritja e organeve te drejtesise duke bllokuar KED derisa te mbaroje vetingu.
Por Rames i intereson pikerisht bllokimi i Gjykates Kushtetuese qe te mos shqyrtohen ligjet antikushtetuese te sistemit te drejtesise, ato qe shpronesojne pronaret apo i detyrojne t’i falin shtetit 3% te prones si tatim i jashtezakonshem, ligjin qe i fal token e Teatrit Kombetar privatit qe me pas fitimin ta ndaje me Ramen dhe Veliajn. Rames i intereson te mos kete Gjykate Kushtetuese qe t’i bllokoje atij marreveshjen me te cilen po i shet Greqise detin dhe pasurite nen te.
KED u zgjodh me short dhe shorti i ra nder te tjere edhe Gentian Trenoves qe te jete anetar i KED gjate viti 2018 dhe per shkak te ketij shorti “fatkeq”, vetingu politik i Rames ‎e qeroi ate nga sistemi. Te tjere e kane radhen pas tij dhe KED do te mbetet e “ngrire” nga frika e vetingut, derisa KED te zevendesohet ne janar 2019 me nje short te ri, te cilin Rama shpreson ta kete te favorshem atehere.

E pas kesaj, te zgjedhe gjyqtaret kushtetues qe i duhen apo Inspektorin e Larte te Drejtesise qe do ta kete nje lloj polici apo nje “artamark” tjeter ne sistemin e Drejtesise per te shpetuar atagjyqtare e prokurore qe do e per te ndeshkuar ata qe nuk do.
Deri me sot kemi pare magjistrate qe kane humbur vendin e punes per gjysem apartamenti apo te tjere ta kalojne lumin per shume me teper se aq. Do vazhdojme te shohim te tjera raste standarti te dyfishte. Madje nga frika se po te konkurosh per ndonje nga organet e Drejtesise e nderkohe te mos jesh favorit i Rames, mund te te kepuse kembet me prioritet vetingu, do te rrezikojme te mos kemi me as ‎kandidate per KLGJ, KLP, Gjykate Kushtetuese, Gjykate te Larte, Prokuror te Pergjithshem, Inspektor te Larte Drejtesie apo SPAK. E kush eshte ai qe do te prenotoje me prioritet pushimin nga puna?
Sa per ORMN-ne e Drejtesise (apo Oficinen e Riparimit te Mjeteve te Ndertimit) do hyje ne pune sa here ngec makina e Reformes Politike ne Drejtesi per ta vajisur e dhene ndonje dore me ndonje memo apo deklarate, sa here kapercehet ndonje afat apo duhet sajuar ndonje nen kushtetues qe nuk egziston.
Dhe ky eshte vetem fillimi i Kolapsit ne Drejtesi. Dite me te keqia do vijne per ata shqiptare te thjeshte qe shpresojne se mund t’i drejtohen gjykates per te kundershtuar ‎padrejtesite e policeve, tatimoreve, inspektoriateve, agjensise se pronave te Rames. Ta harrojne ata se mund te fitojne drejtesi kur burimi i padrejtesise eshte administrata e Rames qe kontrollon edhe filtrin e padrejtesive, Sistemin e Drejtesise.

Exit mobile version