Hakmerret banda e përdhunimit shtetëror, tritol banesës së Xhisiela Malokut

Shpërthim tritoli në banesën e Xhisiela Malokut në Fushë Krujë. Gjatë darëkës së mbrëmshme ka shpërthyer një sasi eksplozivi në fshatin Larushk në mes dy banesave të kesaj zone. Ndërkohë policia njofton se nuk ka të lëndar vetëm disa dëme materiale.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në mes të banesave të Ramazan dhe Besim Muçës.
Ramazan Muça është gjyshi i Xhisila Malokut e cila denoncoi kohë më parë djalin e deputetit socialist të Fushe Krujës, Rrahman Rraja për dhunim dhe përdhunim dhe më pas u tërhoq nepër studiot televizive nga denoncimi i saj nën presionin dhe terrorin a bandës.
Vetë Xhisiela është shprehur në disa dalje të mëhershme për mediat se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me gjyshin dhe dajet nga ana e së ëmës, pasi ata e kanë mbështetur pas humbjes së të atit. Theksojmë se vetë Xhisiela qëndronte në banesën e gjyshit të saj.
Xhisiela është kthyer së fundi në një nga emrat më të përfolur në media për shkak se ka qenë pre e dhunimit nga ana e djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja.
Vetë ajo ka dhënë dëshmi kontradiktore në media dhe në prokurori, pasi dyshohet se ka qenë nën presion të vazhdueshëm.
Vetë Ramazan Muça ka folur pak ditë më parë për ngjarjen ku është shprehur se ai nuk ka ditur asgjë për dhunimin e mbesës së tij. Sipas Muccës dhe vetë e ëma e Xhisielës nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur.
“Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, deklaronte Ramazan Muça.

Exit mobile version