Studentja Pranvera Paci ka humbur vitin shkollor, pasi i hodhi bojë në kokë rekotorit të Universitetit të Shkodrës.
Sipas burimeve, mësohet se, rektori i Universitetit Shkodër, Adem Bekteshi ka pezulluar studenten Pranvera Paci nga e drejta e saj e studimit deri në përfundim të vitit shkollor 2018-2019.
Kujtojmë se studentja në fjalë ka sulmuar me bojë rektorin e Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi më 10 maj 2019. Vendimi për bojatisjen e rektorit ka ardhur për shkak të revoltës së studentëve ndaj politikave të rektorit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mbledhjes së Komisionit të Etikës në Universitet. Ka qenë një studentë e cila i ka derdhur një shishe me bojë të zezë rektorit.