Deputeti i PD-së, Eduard Halimi reagoi në lidhje me dorëheqjen e Elvis Rroshit. Halimi theksoi se klasa politike duhet të pastrohet nga individët me rekorde të tmerrshme kriminale dhe sfida e Lulzim Bashës për të pastruar politikën, filloi të realizohet.
“Largohet Rroshi, sfida e Bashës për një klasë politike të pastër po realizohet me sukses. Lulzim Basha kishte të drejtë prej fillimit. Ishte vetëm çështje kohe. Më pak se një vit. Falënderim partnerëve që bënë të mundur miratimin e ligjit për dekriminalizimin dhe zbatimin rigoroz të tij.
Ne dhe PS nuk kemi qenë dhe kurrë nuk do të jemi njëlloj. Rekordet e tmerrshme kriminale kurrë nuk mund të fshihen dhe partnerët po i sjellin çdo ditë. Klasa politike duhet të pastrohet nga individët me rekorde të tmerrshme kriminale. Sfida e Lulzim Bashës për të pastruar politikën, filloi të realizohet. Suksese qytetarëve të ndershëm të Kavajës në zgjedhjet e reja të kësaj vere, për një kryebashkiak të denjë”, shprehet Halimi.