Handanoviç rinovon me Interin deri në 2019

Deri më tani ka qenë emri më i larkuar i merkatos, por në një manovër e fundit ka ndryshuar të gjithë skenarët. Samir Handanoviç ka rinovuar kontratën me Interin. Portieri slloven ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës zikaltër deri në vitin 2019 dhe zyrtarizimi është bërë mesditën e së enjtes.
“Jam shumë i kënaqur që firmosa kontratën e re deri në vitin 2019. Kam bërë këtë zgjedhje dhe për ketë jam i lumtur. Në Evropë ka shumë portierë të fortë, por unë stërvitem gjithnjë që të përmirësohem”, u shpreh Handanoviç, pasi rinovoi kontratën me Interin.
Handanoviç ka qenë në qendër të zërave të merkatos dhe shihej si një prej emrave të sigurtë që do të largohej këtë verë, ashtu sikundër Interi e konsideron si një prej futbollistëve ku më të përfitojë mjafueshëm para. Emri i Handanoviç është përfolur për një kalim të mundshëm te Chelsea. Në vitin 2012, Handanoviç u transferua nga Udineze të Interi për 15 milionë euro.

Exit mobile version