Hapen dosjet e Sigurimit, 18 vjeçari Tushe, 10 vjet burg për këtë foto, ja kush janë spiunët

Dosjet e Sigurimit dhe spiunëve të saj kanë nisur të hapen pak nga pak. Nën një nga këto dosje të bëra publike del ajo e të burgosurit politik Ernest Tushe, i cili në moshën 18 vjeçare u dënua me 10 vite burg në vitin 1978 vetëm se dispononte foton e një modeleje toples.
Dy ekspretët e sigurimit të shtetit që kanë ploëtësuar dy faqe të dosjes për të dënuar të riun janë Foto Stamo që mban titullin artist i popullit dhe Fatmir Haxhiu që mban titullin artist i merituar. “Duan ta paraqesin femrën si qënie e përdorshme si parimit frojdist” shkruajnë dy spiunët e sigurimit të shtetit me titul artistikë, ndërsa për ta gjetja ne kalendarit çek ku shfaqej modelja ishte një krim që duhej dënuar.

Spiunët në kupolën e drejtësisë
Kozma Jano ishte një ndër kandidatët që i doli emri nga goglat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por të dhënat që lidhen me emrin e tij tregojnë se ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Kur është pyetur nëse ka patur të bëjë me sigurimin, Jano e ka mohuar, por tashmë zbardhja e dosjes ia vështirëson shumë gjendjen.
Ai është rekrutuar në vitin 1977 dhe në dosje shkruhet se vjen nga familje e varfër nga Lushnja. Jano ishte infiltruar në policinë e portit të Durrësit me qëllim kundërzbulimin sipas dosjes në fjalë.

Ish-Prokuroria e diktaturës, Seiti në KLP
Njëra nga këto ish prokurorja N.Seiti ka marrë pjesë në procese ku ka kërkuar dënime me mbi 10 vjet burgim për persona që kanë qenë kundër diktatorit Enver Hoxha.
Gjykatës e prokurorë që kanë marrë pjesë në procese në të cilat janë gjykuar për agjitacion persona sepse janë shprehur se nuk kanë të hanë, apo se tregu është bosh, nuk mund të japin drejtësi në kohën e demokracisë. Një qytetar i Fierit guxoi e shkroi parulla kundër Enver Hoxhës. Për këtë u dënua me 10 vjet burgim. Në një proces tjetër me prokurore po kandidaten për KLP, në vendim midis të tjerash thuhet:
“I pandehuri…është banor i qytetit të Patosit dhe një personalitet tepër negative. Ai nën ndikimin e presionit të ideologjisë borgjezo-revizioniste, prej vitesh është fur në veprimtari armiqësore e keqbërëse dhe megjithëse i ka vuajtur dënimet e dhëna me heqje lirie, nuk ka hequr dorë nga veprimtaria armiqësore, por e ka thelluar atë më tej duke kryer krimin e agjitacionit e propagandës kundër shtetit në formën e arratisjes jashtë shtetit të mbetur në tentativë”.
Ky i pandehur u dënua me 18 vjet burgim.

Exit mobile version