Hapi i parë për shfuqizimin e Obamacare

Senati amerikan i kontrolluar nga republikanët ndërmori hapin e parë për shfuqizimin e programit shëndetësor të presidentit Barak Obama.
Republikanët e kanë bërë shfuqizimin e Aktit për Kujdes Shëndetësor të Përballueshëm, të njohur si Obamacare, një nga përparësitë e tyre kryesore, kur presidenti i zgjedhur Donald Trump të vijë në Shtëpinë e Bardhë.
Me 51 vota pro dhe 48 kundër, Senati votoi dje herët në mëngjes për të miratuar rregullat që lejojnë shfuqizimin e ligjit me shumicë të thjeshtë. Republikanët kontrollojnë 52 nga 100 vendet e Senatit.
Pyetja e madhe që shtrohet tani është se ç’do të ndodhë nëse programi shfuqizohet. Deri tani, republikanët nuk kanë një plan konsensual për të zëvendësuar ligjin e kujdesit shëndetësor që u dha sigurim shëndetësor 20 milionë amerikanëve.
Senatorët demokratë e kritikuan votimin e djeshëm.

Artikulli paraprakBelgjikë, dy të akuzuar për sulmet e vitit 2016 në Paris
Artikulli tjetërMediat sociale dhe lajmet e pavërteta