Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, Kreshnik Çollaku: Lajm shumë i mirë! Mazhoranca të miratojë amendamentin Basha për t’i akorduar Kosovës 50 milionë euro ndihmë ushtarake

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku, në një postim në rrjetin zyrtar Facebook ka reaguar në lidhje me inaugurimin e bazës së NATO-s në Kuçovë.

Nënkryetari i PD, shprehet se ky është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët dhe njëkohësisht, Çollaku shprehet se mazhoranca duhet të miratojë amandamentin Basha, në mënyrë për t’i akorduar Kosovës 50 milionë euro ndihmë ushtarake në mbrojtje të tyre.

Postimi i plotë 

Anëtarësimi në Nato është ndër ditët më të shndritshme të historisë së Shqipërisë dhe jo nata e propagandës më të cilën pushtetarët e sotëm kërkonin të manipulonin mëndjet e shqiptarëve. 

15 vjet më parë, pas një pune të jashtëzakonshme me mbështetjen e SHBA dhe aleatëve tanë, Shqipëria ia doli të hapë një faqe të re në historinë e saj, duke u bërë anëtare e Nato. Nga një konsumuese e sigurisë, Shqipëria u shndërrua në kontribuese për sigurinë. 

Sot, kur siguria është më e kërcënuar se asnjëhëre më parë që nga lufta e ftohtë, një mirënjohje shkon për aleatët tanë të NATO-s, që mundësuan vënien në funksion të bazës ajrore të Kuçovës. 

Ky është një lajm i mirë për vendin dhe rajonin tonë. 

Sot kërkohet më shumë angazhim dhe përkushtim e jo propagandë për të zhvilluar potencialin mbrojtës të vendit e për sigurinë tonë kombëtare që është e lidhur ngushtësisht me sigurinë e Kosovës. 

Prandaj është edhe njëherë dita për t’i berë thirrje mazhorancës të miratojë pa humbur kohë amendamentin Basha për ti akorduar Kosovës 50 milionë euro ndihmë ushtarake për mbrojtjen e saj. 

Siguria e çdo vendi fqinj me Shqipërinë, është siguri për vetë Shqipërinë.

Exit mobile version