Haradinaj, deklaratë të fortë kundër Thaçit e Ramës: Më thanë s’ke ç’bën, Kosova do ndahet!

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi elektroal në Mitrovicë, ka zgjedhur të flasë edhe për idenë për shkëmbimin e territoreve.

“Muj me ju konfirmu që Trepça është punë e kryme, në atë se e kujt është, po tash çka na del përpara është një plan biznesi se qysh me e zhvillu, çka ndodhë e e kujt është Trepça është zgjedhë, pahiri i ka ndodhë me u zgjedhë kjo nën qeverisjen time. Tash kërkohet një plan biznesi, nëse kemi ditë me ardhë deri te ky moment, bashkë mundemi edhe me nisë zhvillimin e Trepcës”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, ditën që e ka marrë detyrën si kryeministër, i ishte thënë se puna e shkëmbimit të territoreve ishte e kryer e do të bëhej.

“Kur e kam marrë detyrën e qeverisë, mu mu ka shkru se s’ki çka bën se po ndahet po copëtohet Kosova, më kanë thënë se më vjen keq po sun e ndalë, kanë vendos të mdhajtë, janë ata, kam punu intevsiizisht s’ndodhë ajo, s’ka me u nda Kosova. Prej faktorit vendor e kam pas rolin më të vshtirë të mundshëm me ndalë ndarjen, ka jemi na barra ma e madhe më ka rënë mu”, tha ai.

Pa përmendur emra, Haradinaj, i ka quajtur të gjithë ata që kanë diskutuar për territoret folklorista që kanë punuar në shërbim të ndarjes.

“Keni këtu folklorista çka s’keni, që dalin e flasin e bëjnë Pazar, po aty ku bëhen punët e mëdha s’janë kanë ata, kanë prit kur të ndahen me dal me fol, në fakt i keni pas në shërbim të ndarjes”, ka thënë Haradinaj.

auto Screenshot 41567008744

Exit mobile version