Haradinaj flet për sulmet frontale që Rama i bëri Kosovës për mini-shengenin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur sot për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe sulmet që ky i fundit i bëri Kosovës për mini-shengenin.

Haradinaj tha se nuk ka diçka personale me Ramën, mirëpo, shton se ishte përpara një rreziku të madh që Kosova të ndahet, e që kinse një pjesë të bashkohet me Shqipërinë.

“Unë nuk bëj asgjë në baza personale, jam ndodhur para një rreziku të madh që Kosova të ndahej, në emër që gjoja ajo pjesë që mbetet të bashkohet me Shqipërinë. Unë jam detyruar të dal kundër, interesi nacional, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës, është nënshtrim, nuk mundesh me i imponu kurrgjë Serbisë, e pastaj pse me të njoftë najherë Serbia”, thotë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë përmend edhe presionet e bëra për heqje të taksës.

“Hjekja e taksës, presionet që janë bërë, kur dilnin thonin që duhet të hiqet taksa, minishengeni është veç një formulë. Na nuk jemi Amerikë më thonin mua, ky minishengeni është bërë me shti Kosovën në atë klub”, shton ai.

Haradinaj ka thënë se minishengeni është cucëll mashtrues për Edi Ramën dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ata nuk e kanë qat lodrën që patën qef me lujt me to, tash e kanë maru një lodër të vetën, është një far lloje cuclle mashtruese për krejt që janë të, është cucël mashtruese edhe për Vuciqin edhe për Edi Ramën, për Kosovën është mashtruese. Po ta kish provu ish dalë keq për Kosovën, nuk humbin po edhe nuk fitojnë.

Unë e kam thënë disa herë ne jemi vëllezër shqiptar, unë nuk kam vlerësime të qfarëdo natyrë për individin çka thotë ai”, thotë ai.

Artikulli paraprakStudentët denoncojnë: Rama na gënjeu, Ministria ndryshoi kriteret. Që të fitosh bursë tani duhet…
Artikulli tjetërLibrazhdi, një panoramë e zymtë në prag të Vitit të Ri, Vreto: Taulantët kaperdisen në zyra të kondicionuara