Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për ‘360 gradë’ në Ora News ka sulmuar edhe Ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, për të cilin thotë se Rama e vuri në atë detyrë për të përmbushur projektin e ndarjes së Kosovës.
‘Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan, për të sjellë Cakën, që ishte shumë aktiv, duke promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta na dha mbështetje kundër ndarjes së Kosovës, po ashtu edhe opozita e Shqipërisë, Berisha, Basha dhe Monika… Tani mosndarja e Kosovës, është një betejë e fituar!
‘Shengeni Ballkanik, pa Kosovën? Një gabim shumë i madh. Kështu tregohemi shumë të dobët përpara Serbisë dhe Europës…’, tha Haradinaj.
Haradinaj ka sqaruar se arsyeja e dorëheqjes ishte e detyruar nga faktori ndërkombëtar dhe ai vendas.
Sipas Haradinaj, ‘taksa 100 për qind, ndaj mallrave të Serbisë, i solli si përfitim Kosovës deri në 600 milion euro, në një vit të vetëm.
Haradinaj tha më tej se Albin Kurti bën gabim nëse e heq këtë taksë
“Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh! Për Bashkimin Kombëtar, duhet folur më pak dhe duhet punuar më shumë!”, shprehet Haradinaj.
Arsyeja e fshehtë e krizës politike në Kosovë, sipas Haradinaj ishte e ardhmja e minierës së Trepçes në Mitrovicë.
“Me një investim jo më të madh se sa 140 milion euro, Trepçja, jep një fitim neto rreth 500 milion euro në vit, për 20 vjet, që bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet ti gëzojë Kosova dhe Serbia.
Ndalova pra, grabitjen 10 miliard eurove, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, tha ish-Kryeministri i Kosovës.