Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar në emisionin Pressing në T7 se të martën do të udhëtojë për në Hagë
“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.
Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.
“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedant të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin.
Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedant, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj të hënnë në Pressing./GazetaExpress