Haradinaj: Shqipëria të heqë taksën në “Rrugën e Kombit”!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria t’i largojnë pengesat administrative dhe burokratike, përfshirë edhe pagesën në rrugën e Kombit.

Kështu është përgjigjur kryeministri, teksa është pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar.

“Është me rendësi që Kosova dhe Shqipëria t’i heqin pengesat administrative, burokratike ose taksën e rrugës, që është vënë tashmë. Do të ishte mirë të veprohet më konkret”, tha Haradinaj gjatë konferencës me gazetarët.

rruga

Exit mobile version