Derë më derë dhe në çdo skaj të bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz, duke komunikuar dhe bashkëbiseduar si në mes vëllezërve, është kjo fushata dhe qasja që Lodovik Hasani, kandidati i PD po ofron si risi mjaft pozitive në këto zgjedhje.
Me qetësinë që e karakterizon z. Hadani dhe me vullnetin titanik prej një njeriu që njeh shumë mirë çdo koordinatë të ballafaqimit elektoral është ndërtuar aksionit politik, i cili padyshim do të sjellë një rezultat spektakolar dhe një fitore historike për PD të Pukës.
Dita e sotme e gjeti kandidatin e PD, Lodovik Hasani në skajin më të largët të bashkisë Fushë-Arrëz, pikërisht në fshatrat e njësisë administrative të Fierzës, aty ku banorët e saj, të skalitur në mes vështirësive të shumta, shquhen për fisnikërinë dhe bujarinë e tyre, virtyte të çmuara që ndër shekuj nuk u zbehën.
Me banorët e Poravit, kandidati Hasani bashkëbisedoi shtruar dhe diskutoi me ndjenjë vëllazërore mbi problematikat e shumta dhe vështirësitë e shtuara nga mungesa e shërbimeve gjatë këtyre 8 viteve të rilindjes.
Gjatë takimit derë më derë, Lodovik Hasani njohu nga afër realitetin migjenian të këtyre banorëve, si dhe u zotua për angazhim të drejpërdrejt në zgjidhjen e tyre, menjëherë pas 25 prillit me ardhjen e PD në pushtet.
Në fund të çdo bashkëbisedimj, kandidati Hasani ftoi secilin nga banorët e kësaj treve fisnike të votojnë PD dhe kandidatin e saj si mundësinë reale për të ndryshuar mentalitetin qeverisës dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.