Hatem Ben Arfa, në janar largohet nga PSG

Hatem Ben Arfa ka kohë që mendon largimin nga Paris Saint-Germain, me skuadrën franceze që mund ta lërë të lirë futbollistin që në janar, pavarësisht se kontrata e tij përfundon në qershor të 2018. 30-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Unai Emery dhe në rast se menaxherët e tij i sigurojnë një skuadër të re në dimër, atëherë francezet do ta linin të lirë të largohej në janar. Ben Arfa u bë pjesë e Parisit në verë të 2016-ës, për në sezonin e tij të parë me klubin kryeqytetas luajti në 23 ndeshje të kampionatit, në sezonin aktual nuk ka një minutë në këmbë, qoftë si zëvendësues.

Artikulli paraprakBoateng: Gjermania, më e fortë se 4 vite më parë
Artikulli tjetër“Chicharito” mohon zërat për largimin nga West Ham