Havzi Nela, Berisha: Rama të kërkojë ndjesë publike

Si dje, 29 vjet më parë, më 10 gusht 1988, u var në qytetin e Kukësit, poeti Havzi Nela. Në homazh të tij, ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të kërkojë ndjesë publike për këtë akt barbar, për të cilin ka pasur ndikim edhe i ati, Kristaq Rama, duke firmosur varjen e tij. Ja postimi i Berishës: “Edvin! 29 vjet më parë, diktatori i fundit komunist shqiptar Ramiz Alia dhe babai yt biologjik Kristaq Rama, do të firmosnin varjen publike të poetit Havzi Nela për vargjet e dy strofave të mëposhtme.
I bindur se ju personalisht nuk keni gisht, ju bëj thirrje në këtë 29 vjetor t’i lexoni këto vargje dhe t’i kërkoni ndjesë publike familjes së të ndjerit Havzi Nela për aktin terrorist të babait tuaj të 29 viteve më parë! Sb”.

Artikulli paraprakBanka Botërore: Qeveria Rama dështoi me reformat
Artikulli tjetërBasha: Havzi Nela është një thirrje për shoqërinë