Haxhiu: Kurti ti kërkojë falje Ramës dhe Cakajt, do ketë përplasje të fortë me PS

I ftuar sot në emisionin “Top Talk” për të folur mbi çështjen e zgjedhjeve në Kosovë ishte analisti Baton Haxhiu.
Ndër të tjera, Haxhiu u ndal te fjalimi i djeshëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kritika e parë që ishte dje në fjalimin e zotit Kurti ishte drejtuar qeverisë së Shqipërisë. Dhe për faktin se nuk ka ndodhur asnjëherë në logjikën politike dhe në qëndrimet publike, kjo mund të them është fillimi që Kosova dhe Shqipëria janë në një zonë politike”, u shpreh ai.

Mbi faktin që dikur, marrëdhëniet e Edi Ramës me Albin Kurtin kanë qenë goxha afektive në kontekstin politik, por tashmë jo më, Haxhiu u pyet nëse mendon që do ketë një ndryshim, për faktin se Kurti ka marrë një peshë politike si dhe nëse Rama duhet të shohë këndvështrimet e qëndrimit politk në raport me Kurtin.

“Unë mendoj që marrëdhëniet mes dy shteteve dhe mes dy kryeministrave nuk duhet të kishin qejfmbetje, por zoti Kurti do duhej të kërkonte falje për lançimin publik ndaj Ramës, e sidomos ndaj ministrit të Jashtëm, Cakaj; lançimin e pashembullt të një politikani dhe të një partie politke për të cilin ka lënë shije të keqe në marrëdhëniet jo vetëm njerëzore, por edhe në marrëdhëniet politike”, deklaroi analisti.

Më tej, Haxhiu shtoi se rrethanat dhe rezultate në fjalë do të shpien në krijimin e një arene të përbashkët politike ku do ketë përplasje mes Vetëvendosjes dhe PS-së.

“Por unë mendoj që VetëVendosja, për faktin se çfarë është opozita në Shqipëri do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore në Shqipëri dhe debatet Vetëvendosje- PS do të ashpërsohen dhe nuk do jenë debate të buta tani e tutje”, tha ia.

Exit mobile version