Mirdorët kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh për marrjen e një guri prehistorik, të zbuluar së fundmi në fshatin Xhuxhë, nga ekspertët e qeverisë, me dyshimin se ai gur do të zhduket ashtu si dhe qindra ikona të vjedhura nga kishat deri më sot, përderisa atyre nuk iu është treguar se ku do të dërgohet.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar shumë të drejtë shqetësimin e tyre për këtë gjetje me rëndësi historike dhe turistike për zonën dhe ka akuzuar qeverinë dhe kreun e saj Edi Ramën për plaçkitjen e kësaj pasurie me vlera të pallogaritshme të Mirditës. Ai i ka bërë thirrje Ramës, ministrit Lleshaj dhe kryebashkiakut të Rrëshenit, të heqin dorë menjëherë nga ky akt i papërgjegjshëm.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook
Banorët e fshatit të njohur Xhuxhë të Fanit, Mirditë, kanë bërë një gjetje arkeologjike e historike jashtëzakonisht të rëndësishme, jo vetëm për Xhuxhën, por për Mirditën dhe mbarë Shqipërinë.
Ata kanë gjetur një gur me shkrime dhe vizatime, që shkojnë në prehistori dhe që dëshmon lashtësinë dhe përjetësinë e tyre në trevën ku jetojnë.
Spiunë të narkoqeverisë kanë informuar këtë të fundit dhe nga narkoministria e Kulturës janë dërguar ekspertë, të cilët janë mrekulluar me gjetjen arkeologjike të banorëve të Xhuxhës.
Por banorët, të cilët vlerësojnë shumë pasurinë arkologjike historike të gjetur prej tyre kanë mësuar nga burime serioze se Edvin Mafia ka urdhëruar tërheqjen e gurit nga zona ku është gjetur.
Duke ditur historikun e vjedhjes së ikonave të kishave të tyre dhe shitjen e tyre në Paris nga Edvin Mafia, banorët druajnë shumë se guri i historisë së tyre mund të pësojë fatin e ikonave.
Ata kanë plotësisht të drejtë sepse Gjeneral Hashashi dhe narkomonisti i Rrëshenit në zbatim të urdhrit të kreut të meduzës kanë bërë planin e grabitjes fshehtas të gurit nga vendodhja e tij.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe projektin kriminal të narkoqeveritarëve për plaçkitjen e një pasurie me vlera historike të pallogaritshme, kërkoj të hiqet menjëherë dorë nga ky akt i papërgjegjshëm dhe të mos ndërmerret asnjë veprim pa miratimin e plotë të komunitetit që tashmë e kanë atë pasuri të çmuar të tyre.
Doktor, përshëndetje !
Shpresoj të jeni mirë familjarisht !
Po ju shqetësoj për një problem, që e konsideroj të mprehtë për zonën e Fanit, Mirditë, por që kërkon vëmendje mediatike të shtuar dhe natyrisht postimet tuaja kanë ndjeshmëri të lartë në opinionin publik .
Banoret e Xhuxhës, Fanit, Mirditë kanë zbuluar një gur prehistorik të lashtësisë, me petroglife, që tregojnë historinë e hershme të zonës.
Pas kqyrjes nga specialistët e Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë, kanë planifikuar marrjen e tij , nesër në fshehtësi të banorëve të zonës dhe pa asnjë konsultim me banorët e saj.
Në vend që Bashkia Mirditë dhe Ministria e Kulturës të mendonin ruajtjen, promovimin e tij si një aset të vlefshëm turistik për zonën e Fanit dhe Mirditës, ata turren pa u konsultuar me banorët e zonës për t’ua marrë atë pa treguar destinacionin e tij në muzeun historik apo në tregun e zi, ashtu siç kanë përfunduar ikonat e kishave mesjetare në të kaluarën nga “mjeshtrat” në krye të qeverisë.
Banorët e Fanit kanë shumë në dorë për të mos lejuar grabitjen e radhës nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Mirditë.
Bashkia Mirditë, pas një qeverisje katërvjeçare që i hapi rrugë grabitjes së pasurive potenciale të zonës, është bashkautor në grabitjen e gurit me petroglife të Xhuxhës, Fan duke iu hequr mundësinë banorëve të zonës për promovimin e tij dhe kthimin e këtij vendi në destinacion turistik për vizitorë vendas dhe të huaj, por dhe si një vend përbashkimi për banorët e fshatit Xhuxhë!
Më fal për kohën e papërshtatshme!
Uroj çdo të mirë për ju familjarisht!