Hej NEANDERTAL…pse?

Edison ÇELA
Kjo urrejtje primitive ndaj pronareve te vjeter, kaq e vjeter, kaq e madhe… Shume here me e madhe se falja, qe ne ua dhame ne heshtje monstrave komuniste!
Dhe sot, kur pronari rimerr pas nje shekulli pronen e tij, qe rrjedh gjak vuajtjesh e gjak djerse, urrejtja e nje shoqerie primitive e “pasurise kolektive”, gulçet si “NEANDERTAL” perseri me mllef e maraz. Denon shoqerine pse ma ktheu mua “Armikut” pronen e time!
Nje posedues e nje portali, me pohoi se sulmet jane inskenim i qeverise!
Sa e vyshkur kjo metode, sa e vjeter, sa vulgare!
Na vodhet jeten, besimin, historine, mundin, kontributin per atdhe te gjysherve duke e shendruar ate ne tradheti kombetare, gjymtuat pasardhesit e tyre .
U lindem me njollen e deles se zeze ne kampe internimi.
U rritem nen presionin totalitar, duke u shnderruar dhe marre vese te ujkut te kanosur hienash per te mbijetuar ne ate kolere komuniste! Gjithkund shihja i vogel shoqerine komuniste “te gjithe te barabarte” e ne ngado ishim si mish i huaj, ishim jetimet e shoqerise! “Nuk ishim dora juaj”.
Do kisha dashur te isha i pavuajtur, i perkedhelur, i perkrahur pa merite nga shoqeria. Ah, sa do kisha dashur per ate Zot! Por Perendia me kish taksur nje mallkim! Te mos isha kelysh kom

Artikulli paraprakRama reagon pas ultimatumit të studentëve
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Vasilit: Mos harxhoni frymë me një kryeministër qen, rrëzojeni!