Helmimi i nxënësve në Fier, Baçi: Kanë rrethuar shkollën dhe spitalin, nuk të lënë të marrësh informacion

Për të dytën herë brenda pak ditëve nxënësit e shkollës “Janaq Kilica”  janë dërguar në spital me urgjencë me shenja helmimi.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të përsëritur. Ndërkaq, në një lidhje direkte për Abc Neës, ish deputeti i PD, njëherësh kreu i degës së PD në Fier, Luan Baçi tha se ngjarja e rëndë është e përsëritur dhe ende nuk është zbardhur ajo që ndodhi pak ditë më parë.

Baçi hodhi akuza të rënda në drejtim të autoriteteve lokale, teksa thotë se spitali dhe shkolla është e rrethuar dhe nuk të lejojnë të marrësh informacion.

“Një ngjarje e rëndë dhe e përsëritur. Një papërgjegjshmëri totale e drejtësisë arsimore dhe pushtetit lokal. Pak ditë më parë ishte e njëjta situatë. Edhe në ngjarjen aktuake po mundhen të mbyllin informacionet dhe të mos thonë të  vërtetën. Kanë rrethuar spitalin, shkollën nuk të lënë të marrësh informarcion. Është një ngjarje e paprecedentë dhe jeta e fëmijëve është në rrezik. Kaq mund t’u them për momentin.

Javën e parë u tha se mund të ketë ardhur nga kaldajat, ndonjë substancë kimike, apo dezifektimi i shkollave, por asgjë nuk doli në pah”, tha ish deputeti. /abcnews.al

 

 

Artikulli paraprakDëshmia rrëqethëse e nxënëses në Fier: “Më dridhen këmbët, plasi gazi në katin e dytë dhe të parë”
Artikulli tjetërHelmimi në Fier/ Nëndrejtoresha-nxënësve: Mos e bëni të madhe!