Helmimi nga ushqimi, si të kuptoni dhe çfarë të bëni për ta kapërcyer

A mendoni se stomaku juaj po ju shqetëson dhe nuk jeni të sigurt nëse është nga diçka që keni ngrënë apo ndonjë virozë? Helmimi nga ushqimi, ose sëmundja e shkaktuar nga ushqimi, ndodh kur hani ushqim të kontaminuar.

Mikroorganizmat dhe toksinat që shkaktojnë helmim nga ushqimi zakonisht çojnë në simptoma të tilla si dhimbje barku, të vjella dhe diarre. Këto simptoma mund të ngjajnë me ato të gripit ose infeksioneve të tjera virale. Por si mund ta kuptoni se çfarë po ndodh?

Simptomat

Helmimi nga ushqimi dhe gastroenteriti ndajnë mjaft simptoma, ndaj është e rëndësishme të njihen dallimet e tyre. Një nga pikat kryesore të dallimit është koha e shfaqjes së simptomave. Nëse ndiheni të sëmurë brenda pak orësh pas vaktit tuaj, ka të ngjarë të jetë helmim nga ushqimi. Në të kundërt, simptomat e gastroenteritit zakonisht shfaqen një ose dy ditë pas ekspozimit ndaj virusit.

Simptomat kryesore të helmimit nga ushqimi

Të vjella
Diarre (e cila mund të përfshijë gjak)
Nauze
Dhimbje stomaku dhe ngërçe
Ethe
Ndjenja e dobësisë
Djersitje e tepruar

Fajtorët më të zakonshëm të helmimit nga ushqimi janë salmonela, kampilobakteri dhe stafilokoku. Simptomat e mësipërme mund të shfaqen brenda gjysmë ore pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar.

Çfarë duhet bërë?

Nëse dyshoni se keni helmim nga ushqimi, është e rëndësishme të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor ose të vizitoni spitalin më të afërt. Mos harroni se ajo që keni ngrënë luan një rol të madh, veçanërisht nëse keni konsumuar ushqim deti, kërpudha ose produkte të konservuara që janë më të prirura ndaj toksinave.

Për t’u rikuperuar, sigurohuni që të qëndroni të hidratuar mirë, veçanërisht nëse keni të vjella ose diarre të shpeshta. Pushoni mjaftueshëm në mënyrë që trupi juaj të mund të luftojë infeksionin. Në rastet e diarresë ose të vjellave të rënda, mund t’ju duhet një shtesë elektrolite për të zëvendësuar humbjet. Gjithashtu, preferoni ushqime të lehta për stomakun, si buka, orizi dhe supat.

Exit mobile version