Helmohen 9 fëmijë në një shkollë në Bulqizë

9 fëmijë janë helmuar në shkollën 9-Vjeçare në Shupenzë të qytetit të Bulqizës. Dy ambulanca kanë transportuar nxënësit drejt spitalit të Peshkopisë.

Pesë nxënës mësohet se janë dërguar në Spitalin e Dibrës. Drejt shkollës janë nisur edhe dy autombulanca.

Dyshohet se fëmijët janë helmuar nga një deodorant. Lajmi sapo është raportuar dhe pritet të mësohen detaje në vijim.

Exit mobile version