Helmohen sërish nxënësit në Fier, policia rrethon spitalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Fier, ku në shkollën “Janaq Kilica”, disa nxënës janë helmuar.

Nxënësit kanë ndjerë shqetësime dhe gjenjde të fikëti. Mësohet se, dhjetëra nxënës të shkollës ‘Janaq Kilica’ kanë mbërritur me ambulancë në urgjencë, me probleme në frymëmarrje.

Ka nga ata që kanë mbërritur edhe me barela, ndërkohë, situata është kaotike në urgjencën e Spitalin Rajonal të Fierit.

Disa ambulanca kanë mbërriturr në spital, ndërkohë që pamjet janë të rënda.

Në vend ndodhet edhe Drejtori i Policisë së Fierit i cili ka nxjerrë nga spitali mediat dhe po ashtu edhe Drejtoresha e Arsimit në Fier Yllka Beci. Janë të paktën 15 nxënës që kanë paraqitur simptoma dhe janë dërguar në spital.

Exit mobile version