Thierry Henry nuk do të zbërthejë taktikat e trajnerëve të Premier League dhe të merret me intervista të disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit pasi do të largohet nga roli i analistit në Sky Sports.
Legjenda e Arsenal ka zbuluar se kërkon të shpenzojë më shumë kohë në fushën e lojës për të përmbushur ambiciet e tij për t’u bërë një trajner.
“Doja të falënderoja të gjithë te Sky për mikpritjen dhe kohën e bukur që kam kaluar aty. Kujtime të bukura,” shprehet francezi.
Henry ka qenë asistenti i Roberto Martinez dhe Graeme Jones me Belgjikën që shkoi deri në fund të tretë të Botërorit.
Francezi pranoi shkurtin e kaluar se do të ishte një ëndërr të ulej në stolin e Arsenal, dhe raportohet se i ishte ofruar posti i trajnerit në U-18 të Topçinjve, por operacioni nuk përfundoi me sukses.