Hepatiti, një sëmundje tinëzare/ 300 milionë njerëz të infektuar

Hepatiti është një sëmundje tinëzare që nuk ka simptoma specifike, zbulohet në fazat e hershme vetëm me analiza, ndaj rekomandohet që çdo i rritur të paktën një herë në jetë të testohet për hepatitin B dhe C, theksoi profesoresha Ivana Millosheviç, infektologe, gastroenterohepatologe, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe zëvendësdrejtoreshë e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Tropikale të SHKK-së.

“Pavarësisht mendimit të rrënjosur se sëmundja përhapet vetëm midis grupeve specifike të rrezikut, mundësia e infektimit është e mundur kudo në shumë situata jetësore në të cilat cenohet integriteti i lëkurës, si tatuazhet dhe disa trajtime bukurie, por mund të transmetohet edhe gjatë shtatzënisë nga nëna te fëmija”, u shpreh ajo.

Në botë më shumë se 300 milionë njerëz jetojnë me hepatit. Numri i vdekjeve nga hepatiti është në rritje, si dhe se më shumë se 1.3 milionë jetë humbin çdo vit si rezultat i infeksionit të hepatitit B dhe C.

Artikulli paraprakYjet e pashuar të Kongresit të socialistëve dhe “reforma” e reformës në drejtësi
Artikulli tjetërJa pse Bylykbashi dhe Bardhi nuk i duan listat e hapura dhe janë vënë në shërbim të Berishës!