Heqja e stendës së librit çam, reagon Berisha: Rama ka urdhëruar një akt të turpshëm antikombëtar

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me heqjen e stendës së librit çam nga Panairi i Librit. Ndërsa e konsideron një akt të pashembullt anti-kombëtar, Berisha shkruan në një postim në Facebook se, “në përputhje me marrëveshjen dhe pranimin e diktatit grek për të zhdukur nga çdo gjë tekstet, shkrimet, fjalorin e gjuhës shqipe, fjalët Çamëri dhe çam në territorin e Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama ka urdhëruar një akt të turpshëm antikombëtar të hiqet nga panairi i librit, stenda e librit çam dhe baneri me fjalën Çamëri”.
Postimi i plotë i Berishës
Një akt i pashembullt antikombëtar!
Të dashur miq, në përputhje me marrëveshjen dhe pranimin e diktatit grek për të zhdukur nga çdo gjë tekstet, shkrimet, fjalorin e gjuhës shqipe, fjalët Çamëri dhe çam në territorin e Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama ka urdhëruar në një akt të turpshëm antikombëtar të hiqet nga panairi i librit, stenda e librit çam dhe baneri me fjalën Çamëri.
Duke dënuar këtë akt të pashembullt në historinë tonë, të cilin as vetë Jorgo Zografi nuk e kishte ndërmarrë, u bëj thirrje shqiptarëve atdhetarë të ngrihemi në një revoltë të përgjithshme dhe të hedhim në koshin e tradhëtarëve të historisë Edvin Kristaq Ramën dhe klikën e tij! sb

Artikulli paraprakReagim i PD: Xhafaj frikë nga ligji anti-mafia, nuk tërhiqemi nga kërcënimet e një bande kriminale në qeveri
Artikulli tjetërKomuniteti Mysliman shkarkoi Gurrën, por Veliaj kërcënoi Komunitetin