Hernandez, mollë sherri në merkato

Theo Hernandez është shndërruar në një mollë sherri në merkato mes Atletico Madridit, Real Madridit dhe Barcelonës. Lojtari i huazuar te Alaves dhe në pronësinë e “Los colchoneros” pritet të kalojë te katalanasit pasi drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë ta shikojnë me fanellën e Real Madridit. Barcelona do të paguajë klauzolën 24 mln euro të mbrojtësit dhe për të kënaqur drejtuesit e Atleticos është gati të huazojë për një sezon Jordi Albën te ekipi i Simeones.

Exit mobile version