Heroi i Lecces, Ramadani: Kam dedikim për golin, jam i lumtur për atë që prodhoi fusha e lojës

Ylber Ramadani i dhuroi fitoren Lecces, në ndeshjen e Serie A ndaj Frosinones. Një goditje spektakolare  e mesfushorit shqiptar në minutat e fundit, gjeti të papërgatitur portierin Stefano Turati. Për të, ky ishte goli i parë sezonal. Pas sfidës, Ylber Ramadani u shpreh se golin ia dedikon partneres shtatzënë.

“Golin tim të parë ia dedikoj së pari bashkëshortes time, që më ka qëndruar pranë dhe po presim një djalë bashkë. Më pas ua dedikoj të gjithë njerëzve që më kanë qëndruar pranë këtu, që nga dita e parë. Janë tre pikë shumë të rëndësishme. Kemi luajtur një ndeshje të bukur, ndaj një rivali direkt dhe jemi të lumtur që fituam” – tha ndër të tjera mesfushori.

Në vlerësimin e bërë në fund të sfidës, paraqitja e Ramadanit është vlerësuar me notën 7. “Shumë topa të rikuperuar në mesfushë dhe pastaj goli që vendos ndeshjen dhe që shpërblen guximin e tij” – shkruhej te Eurosport. Ramadani ka kontribuar për disa sezone për Veljen në Danimarkë. Gjithashtu, ai ka luajtur edhe për MTK Budapest në Hungari dhe Aberdeen në Skoci.

Exit mobile version