Një operacion i madh antidroge ka përfshirë rreth 80 policë në Teramo, duke goditur një rrjet të shpërndarëve të drogës. Hetimi ka hedhur dritë mbi një rrjet të shpërndarësve të lëndëve narkotike, të lokalizuar në veçanti në Giulianova (Teramo), një stacion për blerësit e shumtë edhe nga zonat fqinje.
Mediat italiane shkruajnë se heroina dhe kokainë vinte nga Shqipëria. Të ardhurat nga droga u kishin sjellë një jetë me standarde të larta, pjesëtarëve të grupit, kryesisht shqiptarë dhe romë.
Darka mijëra euro, blerje banesash, si dhe dhjetëra mijëra euro gjithmonë të disponueshme, janë disa nga faktet rreth grupit siç dëshmohet nga konfiskimet. Në një apartament u gjetën 40 mijë euro para të gatshme. Këto janë disa nga detajet e operacionit “Fort-Apache”, që çoi në ekzekutimin mëngjesin e sotëm të 10 urdhër-arresteve me burg.
7 kg dhe 1 kilogram kokainë u konfiskuan përveç pajisjeve për paketimin e dozave.
Persona të shumtë janë përfshirë në hetimet e kryera në terren, me përgjime telefonike dhe mjedisore, të cilat lejuan të identifikonin vendin ku ruhej droga nga shqiptarët.