Me 10 lojtarë në pjesën më të madhe të ndeshjes, por Hertha Berlin largohet me një fitore të çmuar nga transferta e Leipzig. Kryeqytetasit dhuruan surprizën më të madhe të kësaj jave në Bundesliga me fitoren 3-2 ndaj nënkampionëve të Gjermanisë. Golin e parë, miqtë e gjetën që në minutën e 5, por dy minuta më vonë Torunarigha i la miqtë me 10 lojtarë, por Leipzig nuk përfitoi nga ky fakt, madje pësoi edhe golin e dytë në minutën e 31, kur Salomon Kalou gjeti saktësisht katërkëndëshin e mbrojtur nga Peter Gulacsi. Skuadrat u rikthyen në fushë për një tjetër pjesë të nxehtë dhe kështu ndodhi, pasi Davie Selke shtangu stadiumin “Red Bull Arena” më vonë, ndërsa Willi Orban ngushtoi diferencën, duke rikthyer në lojë ekipin e drejtuar nga Ralph Hasenhuettl që gjeti edhe golin e dytë në minutat shtesë, por nuk arriti të arrinte barazimin, duke dalë me humbje nga kjo ndeshje.