Hertha-Bremen pa fitues, “Ok” Schalke

Në sfidën e “Olympiastadion” mes Herthës dhe Werder Bremenit më shumë se rezultati lajmi i ditës ishte ndeshja e parë në historinë e Bundesligës së meshkujve e gjykuar nga një kryesore femër, me Bibiana Steinhaus që mund të thuhet se e kaloi me sukses provën e saj në barazimin 1-1 mes dy ekipeve. Hertha kërkonte fitoren e dytë në kampionat, por nuk arriti dot ta marrë atë duke mos shfrytëzuar epërsinë fillestare me Leckien, pasi në pjesën e dytë Delaney realizoi një gol mjaft të bukur për miqtë që dolën me një pikë nga kryeqyteti.
Schalke 04 shfrytëzoi faktorin fushë për të mundur 3-1 Shtutgartin në shtëpi. Blutë Mbretërorë zhbllokuan shumë shpejt ndeshjen me një 11-metërsh të Bentalebit, por përpara pushimit Shtutgart barazoi me një gol shumë të bukur të Akolos. Gjithsesi në pjesën e dytë brenda 60 sekondave Schalke mbylli ndeshjen me golat e brazilianit Naldo dhe Burgstallerit që hyri mu në zemër të mbrojtjes mike për të ngritur një parabël mbi portierin e miqve.

Artikulli paraprakFitorja e parë në kampionat për Villarrealin
Artikulli tjetërRevolucion në merkato, do të hiqet merkatoja dimërore