Heshtja që rivret të zhdukurit e diktaturës komuniste

Dr. Besim NDREGJONI

23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi (Black Ribbon Day) dita zyrtare europiane e kujtesës së krimeve të stalinizmit, komunizmit, nazizmit, dhe fashizmit! Këshilli i Europës i barazon krimet e komunizmit me ato të fashizmit si krime kundër njerzimit. Europa çdo 23 gusht kujton dhe nderon krimet e komunizmit të fashizmit. Politika shtetrore shqiptare përdor Harresën! Harresa është fenomeni që nuk i shërben paqes, lirisë, por diktaturës. Duhet ta pohojm me keqardhje se gjatë tre dekadave ndaj krimeve të komunizmit, politika shterore ka heshtur dhe më e keqja politika ka tentuar, vazhdon të tentoi e shtrembëroi çeshtjen e viktimave të komunizmit, sipas interesit dhe trillimeve të çastit duke bërë premtime, por asnjë vullnet as dëshirë për tu përballur me të kaluarën komuniste, as me krimet e regjimit Stalinist të Enver Hoxhës.Jemi mësuar me talljet, me gënjeshtrat dhe me premtimet boshe, të radhës nga përfaqësues të ndryshëm të politikës shqiptare post tranzicjon.

Fatkeqësisht garda e vjetër komuniste me mentalitetin e sundimit ka mbizortuar për tridhjet vjet shqiptarët në këtë tranzicjon sa të vështirë por dhe të pështirë nga ata që drejtuan politikën e tranzicjonit. A mund të ndihen të qetë shqiptarët në këtë ditë kujtese europjane ku mbi 5000 shqiptarë janë pushkatuar dhe ju janë zhdukur kufomat. Dhe këto kufome janë hedhur në lumin e Drinit të Kirit janë baltosur në Maliq, Beden, Burrel, Gjirokastër, 300 fëmijë kan vdekur urie në kampin famkeq të Tepelenës, dhe jan zhdukur në Vjosë. Në vijën kufitare, vriteshin djemte e rinj, dhe ju zhduknin kufomat. Sot nuk flitet në Shqipëri,si në europë dhe të kujtohen e nderohen viktimat. Shqipëria nuk ka ditë kujtese si Europa me gjithë bilancin tragjik të krimeve komuniste që i jan ba popullit shqiptar nga regjimi komunistë, përkundrazi politikanët shqiptar janë të qetë, respektojnë xhelatët, ju japin pensione maramendse, familjet e të zhdukurve i kan degdisur nëpër bote. Shtypi shqiptar gazetat nuk meren me sakrificat sublime të të zhdukurve, por me hartimet e shkarravinat mbi jetën e diktatorit dhe bisedat e tij me xhelatet se si të mbante sundimin e tije me krime.

”Pushteti politik” i vendosun në pluralizëm ka tradhtuar njënën nga detyrat ma themelore të qeverisjes: Zbatimin e drejtsisë kundra krimit komunist. Në këtë pike nuk ka vend diskutimi. Ne respektojmë reformën në drejtsi dhe Sh.B.A. se shteti amerikan e nderon dhe e kujton 23 gushtin, kurse Shqipëria nuk i bashkohet Europës por kremton ditën që u vendos regjimi gjakatar i diktatorit Enver Hoxhës. Dhe sot nga kjo ditë kujtese i bëjmë thirrje Ambasadores Yri Kim, drejtsia të filloi me krimet makabre të komunizmit.Me leju kriminelët komunistë të jetojnë pa dhane llogari të krimeve monsturoze që kan kryer mbi popullin shqiptar don të thotë me mohu ekzistencën e këtyre krimeve, don të thotë se nuk ka pasur rezistencë antikomuniste, nuk ka pasë të arrestuar të torturuar, statistikat janë në arkivën e shtetit 36.000 shqiptare të denuar si kundërshtarë politikë të regjimit.

50.000 familje të internuar për motive politike, mbi 7000 të pushkatuar për motive politike, mbi 5000 shqiptarë tëpushkatuar e zhdukur kufomat. Kjo don të thotë me mohuar vuajtjet e familjeve tona që u shtypën pa mëshirë. Kjo don të thotë me mohuar sakrificat e nanave, motrave , bijave , bashkshorteve tona, të femnës shqiptare që i dha dimensionin ma fisnik rezistencës sonë antikomuniste. – don të thotë të zhytesh në botën e krimit , ku gjithçka lejohet dhe askush nuk përgjigjet.Eshte vonë ti hetojmë e gjykojmë kriminelët komunite thonë politikanët shqiptar, ju sjellim në vëmendje se jo më larg se me 2 gusht 2021 prokuroria gjermane konfirmoi se do të nis proçesin gjygjësor ndaj një roje të një kampi përqëndrimi nazistë. Roje i thjesht jo komandant, sepse komandanteve u a ka dhënë faturën me kohë. Roja është 100 vjeç. Për gjermanët dhe europianët nuk është vonë, dhe krimineli që kreu krime kundra njerzimit nuk është kurrë plak. Është kriminel dhe duhet denuar.

Nuk e bëjnë për hakmarrje, as denazifikim, por për drejtsi. Retorikat e dekomunistizimit shqiptarve që provuan krimin komunistë , nuk ju mjafton, as hartimet që i bëjnë këta politikan shqiptar 30 vjecar, nëpër rrjete sociale duke u deklaruar si europian me statuse dhe jo me ligje. Krimet kan autoret e vrasjeve nga njeriu para se ti denoi Zoti. Drejtsia do ta ndajë ndërgjegjen e shoqërisë nga e keqja e komunizmit që ngadalë po rimerr qytetarinë diku me emër rruge, diku me foto diktatori diku me përkujtime provokuese e aq më keq me emrime në majat e pushtetit. Sot kjo ditë kujtese europiane, na obligon se duhet një strukture e re e posaçme si ajo në Gjermani në vitin 1958 dhe e ka fuksionale dhe sot, për të hetuar e ndjekur penalisht si kriminelët naziste dhe komuniste.

Jo me Spaka e struktura drejtsie që marrin urdhëra politike. Duhet future thellë bisturia e drejtsisë në ndërgjegje.Sot kjo dite detyron që të gjinden eshtrat e të zhdukurve, dhe jo institucjone shtetrore formale marrin qindra mijra euro dhe mjaftohen me një seminar, sikur po kërkojne eshtrat. Sot kjo ditë kërkon të ngrihet në Tiranë parcela e të zhdukurve të komunizmit, të caktohet dita e kujtesës siç ban Europa. Detyra e shtetit shqiptar, është ti tregoi të vërtetën e krimit komunist brezave që nuk e dine, Drejtsia shqiptare të penalizoi ligjërisht autoret e vrasësve, dhe kujtesa të ruhet si shenjtëri ndaj martirve dhe të zhdukurve.! Dhembja do të jetë më e forte se konvulsioni periodic në ditën e përkujtimit të martirve por do të jetë një dhembje që na ndan forte. Shqiptarët që besuan tek vlerat e lirisë, dhe ata që kan paturpësinë të mbrojnë kriminelët dhe krimet e komunizmit, duke i glorifikuar apo përdorur me metoda moderne duke i relativizuar. Atë ditë që martirët do të fitonin drejtsinë, Shqipëria ka fituar lirine dhe paqen! Harresa rivret çdo ditë martirët.

Exit mobile version