Deputetja e Partisë Demokratike,Dhurata Çupi ka dënuar ashpër aktin makabër të përdhunimit të 134-vjeçares nga 8 meshkuj. Sipas saj ky akt u bë edhe më i rëndë nga heshtja dhe fshehja e këtij krimi nga institucionet shtetërore.
Me anë të një reagimi në rrjete sociale Çupi shkruan se edhe pse institucionet ishin në dijeni të kësaj ngjarjeje ato heshtën, prandaj të gjithë përgjegjësit dhe jo vetëm përdhunuesit duhet të mbajnë përgjegjësi.
Postimi i Çupit
Heshtja skandaloze e institucioneve për makabritetin e Kavajës.
I madh e i vogël është shokuar nga ngjarja e rëndë në Kavajë, ku një vajzë e mitur 13 vjecare është përdhunuar nga të paktën 8 adoleshentë.
Ngjarje që të lë pa fjalë, të merr frymën.
Ngjarje që do të mbetet makthi i përjetshëm i asaj vajze të vogël, të mitur dhe të pambrojtur.
Ngjarje që trondit cilëndo nënë apo familjar.
Ngjarje që trondit shoqërinë.
Poooor kjo ngjarje është perceptuar si normale nga institucionet e këtij vendi, të cilat kanë heshtur duke mos nisur procedimin për këtë rast. Ndonëse prej disa kohësh, prindërit të shokuar nga ajo që vajza e tyre ka përjetuar, e kanë denoncuar në organet kopetente. Askush nuk ka vepruar.
Institucionet e kanë lënë në tavolinën e harresës, këtë dëshmi- denoncim që u pluhuros dhe u la në hije pa u vënë re.
Ky akt nuk mund të ketë asnjë shpjegim logjik, apo qoftë edhe njerëzor. Kjo është fytyra e vërtetë e sjelljes së kësaj qeverie dhe institucioneve të menaxhuara prej saj në raport me të keqen.
Kjo sjellje është e turpshme, e pafalëshme.
Tashmë që gjithcka është bërë publike edhe pa vullnetin e institucioneve , u bëj thirrje këtyre të fundit të zbatojnë ligjin për autorët e këtij krimi që kërkon ndëshkim.
Kjo qeveri mund të jetë mësuar duke e promovuar të keqen dhe ndaj nuk i bën përshtypje, por shqiptarët nuk mund të mësohen e të pranojnë krime të tilla.
#stopdhunës#