Hetimet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe familjarëve të tij nën dyshimet për korrupsion janë në fazën kulminante. Krahas kontrolleve të familjarëve të Veliajt, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe vëllait Arbër Veliaj, SPAK ka marrë autorizim dhe për kontrollin personal të shtetasit Elman Abule. Referuar burimeve rezulton se kontrolli i Abules, mik i ngushtë me Veliajn është urdhëruar me qëllim gjetjen e provave që kanë lidhje me veprën penale të korrupsionit. Në mesin e sendeve që janë urdhëruar të sekuestrohen janë jo vetëm celularët, por edhe dokumenta, si dhe pajisje elektronike, sic janë lap top apo kompjuterat personalë. Elman Abule, njihet si njeriu i besuar i Erjon Veliajt dhe është njëherazi nën hetim edhe nga prokuroria e Tiranës. SPAK është duke hetuar kryetarin e Bashkisë, por edhe familjarët e tij dhe personat e besuar nën dyshimet se kanë marrë përfitime të padrejta.
Kryesore
Continue to the category“Tiranizimi” i Paskuqanit
Nga Doriana Musai
Reforma territoriale e vitit 2014, e la jashtë Tiranës Paskuqanin duke ia bashkuar Kamzës. Ka shumë spekulime në lidhje me këtë...