Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit dhe i komunikuar akuzën për shpërdorim detyre ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Ish-ministri Beqaj ka mbërritur mëngjesin e sotëm (18 mars) në ambientet e SPAK, ku po seanca gjyqësore po vijon.
Për koncesionin 100 milionë euro të Sterilizimit në pranga janë vënë 2 persona, ish zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Ndërsa në hetim janë 8 persona të tjerë, mes tyre edhe ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
HETIMET
Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.
Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.
Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.
Pas hetimeve 3-vjeçare të kryera nga SPAK, emri i Beqajt mungoi fillimisht në listën e personave të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim me pasoja të rënda, por në një vendim për masë sigurie, gjyqtari vlerësoi se shkeljet e akteve ligjore ngriheshin në nivelin e përgjegjësisë penale për Beqjen.