Sali Berisha është thirrur këtë të mërkurë në SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij për dosjen ‘Partizani’ janë drejt përfundimit.
Mësohet se Berishës do t’i komunikohet akuza dhe t’i paraqitet zyrtarisht.
Gjithashtu në SPAK do të paraqitet dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Në orën 12:00 do t’i komunikohet akuza Berishës, ndërsa në orën 14:00 Malltezit.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej dhjetorit të 2023. Ai është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga qeveria.