Hetimet, Turistja ruse u godit nga mjeti lundrues në Ksamil

Turistja ruse dyshohet se u godit nga një mjet lundrues në Ksamil. Policia e Sarandës ka arrestuar autorin që dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen 15-vjeçares ruse në plazhin e Ksamilit. Sipas saj, mjeti lundrues që drejtohej nga Ermal Fataj ka kaluar me shpejtësi në hapësirën ujore ku po notonte shtetësja ruse dhe e ka goditur me helikë.
Por, Prokuroria po heton në dy pista për vdekjen e 15-vjeçares ruse Ksenia Roik, e cila humbi jetën mesditën e së premtes në plazhin e Ksamilit. Grupi hetimor konfirmon se turistja e cila ishte duke notuar në det gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të forta me mjete prerëse në kokë dhe trup.
Trupi i 15-vjeçares ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, nga ku pritet të dalë shkaku i vdekjes së adoleshtentes ruse, e cila po pushonte me familjen e saj në bregdetin shqiptar.
Hetuesit janë fokusuar më së shumti tek pista e goditjes nga ndonjë mjet lundrues shkaf ose motor uji, që ka lëvizur i pakontrolluar në det, pasi në trupin e viktimës janë gjetur plagë të shkaktuara nga mjete prerëse. Por për hetuesit nuk përjashtohen edhe ato të përplasjes me ndonjë shkëmb, një version më pak i besueshëm që hidhet poshtë edhe nga dëshmitë e pushuesve.
Grupi hetimor në disa prej mjeteve lundruese ka gjetur disa gjurmë, kryesisht flokë, të cilat duhen ekspertuar. Vetëm pas krahasimit me flokët e viktimës mund të thuhet se ato i përkasin 15-vjeçares dhe të hidhet më shumë dritë mbi të vërtetën. Por ajo ç’ka e vështirëson hetimin e Prokurorisë është prishja e pajisjes që do të bënte ekspertimin në laboratorin e policisë. Burimet sqarojnë se, pajisja  mund të rikthehet në gjendje pune pas 3 ose 4 javësh. Për këtë fakt deri në rregullimin e saj hetimi mbetet pezull ose prokurorët do të kërkojnë një rrugë alternative për ta kryer këtë ekspertim.
Trupi i 15 vjeçares ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, nga ku pritet të dalë shkaku i vdekjes së adoleshentes ruse, e cila po pushonte me familjen e saj në bregdetin shqiptar.
Hetuesit janë fokusuar më së shumti tek pista e goditjes nga ndonjë mjet lundrues, skaf ose motor uji, që ka lëvizur i pakontrolluar në det, por nuk përjashton edhe atë të përplasjes me ndonjë shkëmb, një version më pak i besueshëm që hidhet poshtë edhe nga dëshmitë e pushuesve.
Grupi hetimor në disa prej tyre ka gjetur disa gjurmë, kryesisht flokë, të cilat duhen ekspertuar. Vetëm pas krahasimit me flokët e viktimës mund të thuhet se ato i përkasin 15 vjeçares dhe të hidhet më shumë dritë mbi të vërtetën. Por ajo çka e vështirëson hetimin e Prokurorisë është prishja e pajisjes së ekspertimit në laboratorin e policisë. Burimet sqarojnë se ajo mund të rikthehet në gjendje pune, pas 3 ose 4 javësh. Për këtë fakt, deri në rregullimin e saj, hetimi mbetet pezull ose prokurorët do të kërkojnë një rrugë alternative për ta kryer këtë ekspertim.

Exit mobile version