Hetimi i UEFA-s, Kroacia mbrohet: Thirrjet raciste i bënë shqiptarët… në gjuhën serbo-kroate

UEFA vazhdon hetimin e saj rreth ngjarjeve të ndodhura gjatë takimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë të vlefshëm për Grupin B të Euro 2024. Në tribuna ka pasur sjellje të cilat UEFA i ka etiketuar si raciste dhe FARE (Football against racism in Europe) ka kërkuar hapjen e hetimit me akuzën se tifozët kanë lëshuar thirrjet “vritni serbët”.

 

Por mediat kroate raportojnë se Federate Kroate, ka bërë gati dosjen e saj për mbrojtjen rreth këtij rasti, pasi mendon se tifozët e saj nuk kanë bërë asgjë të palejuar. Sipas saj, thirrjet janë bërë nga një grupim i madh tifozësh shqiptarë pas një prej portave dhe se ishin bërë në gjuhën serbo-kroate duke menduar se do t’u bashkoheshin edhe tifozët kroatë.

Federata Kroate pretendon se kjo nuk ka ndodhur dhe se thirrjet kanë qenë vetëm nga tifozët shqiptarë, me një grup shumë të vogël tifozësh kroatë që i janë bashkuar. Njëkohësisht, sipas saj, në stadium nuk ka pasur as banderola raciste të tifozëve kroatë.

“Mendoj se jemi objektivë kur themi se kjo nuk u dëgjua qartësisht nga grupimi i fansave tonë, edhe pse jemi të ndërgjegjshëm se sa e vështirë është kjo situatë politikisht apo në çdo mënyrë tjetër. Kur gjëra të tilla kanë ndodhur më parë, ne e kemi pranuar burrërisht dhe kemi thënë “po, ka ndodhur”. Megjithatë, do të ishte gabim nga ana jonë tani dhe nuk do të lejojmë askënd që të na atribuojë një ngjarje të tillë”, tha për “Sportske Novosti”, një nga zyrtarët e Federatës Kroate të Futbollit rreth strategjisë që do të përdorë kjo e fundit për t’iu shmangur dënimeve të rënda.

Sipas tyre, nuk ka as prova që kroatët të jenë të përfshirë në ato ngjarje, pasi delegati i ndeshjes nuk i raportoi thirrjet e aluduara, por ishte FARE pas akuzave të bëra nga Federata Serbe.

Artikulli paraprakFOTO/ Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën në mënyrë tragjike i riu shqiptar! Pamjet e makinës që u përplas me pemën
Artikulli tjetërBurrat shqiptarë shkojnë në aktivitete kulturore më shumë se gratë