Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka cilësuar skandaloz vendimin e Prokurorisë për të hetuar gazetarët që publikuan skandalin se si vidheshin zgjedhjet në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.
Basha shkruan se, kjo nuk është më prokurori, por mashë e krimit ë rrugë dhe në qeveri.
Postimi i Bashës
Kjo prokurori që nuk arreston politikanët e kapur në flagrancë duke vjedhur zgjedhjet me krimin e organizuar, por hap hetime kundër gazetares që ka kurajon të publikojë skandalin në @zeriamerikes, nuk është më prokurori por mashë e krimit në rrugë dhe në qeveri.