Hetimi për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, paraqitet në SPAK Andia Pustina

Andia Pustina është paraqitur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza lidhur me hetimet që Prokuroria Speciale ka zhvilluar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Pasi i është komunikuar akuza ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, biznesmenit Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, SPAK ka vendosur ti komunikojë akuzën Pustinës, e cila konsiderohej si e besuara në biznesnin “Home Plan”, e krijuar me një marrëveshje verbale mes Bektashit, Malltezit dhe Begeajt.

Referuar dëshmive që ka dhënë biznesmeni Bektashi, Pustina përgatiste dokumentacionin, qoftë në aspektin juridik ashtu edhe financiare për kompaninë.

Të gjitha aktet që lidhen me aktivitetin e shoqërisë “Homeplan” si nga ana financiare dhe juridike i kanë përgatitur Andia Pustina dhe unë vetëm i nënshkruaja. Dua të sqaroj se shoqëria “Homeplan” nuk ka pasur asnjëherë arkë dhe çdo gjë, çdo veprim financiar është kryer nëpërmjet llogarive bankare.

Edhe tërheqja e dividentit kryhet në të njëjtën mënyrë. Edhe në lidhje me vendimmarrjet e shoqërisë “Homeplan” unë nuk kam ndonjë rol, pra që të shpreh mendim për vendimet e shoqërisë. Unë nuk kam marrë pjesë pra në procesin e vendimmarrjes por vetëm i nënshkruaja ato që përpilonte Andia Pustina. Për nënshkrimin e çdo akti që lidhet me shoqërinë “Homeplan” unë shkoj tek zyra e Andia Pustinës, që ndodhet përballë librit Universitar dhe i nënshkruaj aty. Mua me telefonon Andia për të vajtur dhe për të nënshkruar…” – ka deklaruar më parë Fatmir Bektashi.

Artikulli paraprak“I tronditur nga lajmi i papritur”/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdanit
Artikulli tjetërVdekja e ish-deputetit të PD, reagimi prekës i kunatit të tij! Biznesmeni Arbër Çepani: Pse na e bëre o Gert?