Hiddink akuzon lojtarët: Mendojnë për Europianin

Trajneri i Chelsea, Guus Hiddink shpërthen kundër lojtarëve të tij. Holandezi ia ka dalë ta ngjisë skuadrën deri në vendin e 10, por Europa në fakt është një mision i pamundur. “Nëse po kursejnë veten për Europianin? Pjesërisht është e vërtetë, por nuk mund t’i akuzoj se nuk kanë pasur të gjithë sjelljen e duhur. Le të themi se disa prej tyre ndoshta janë duke menduar që tani për Euro 2016, edhe pse unë nuk mund të hyj në mendjen e tyre, pastaj kur nuk ka më asnjë objektiv”, u shpreh Hidink.
Chelsea ka marë vetëm një fitore në 7 ndeshjet e fundit, nuk ka më asgjë për të arritur. por Hiddink provon t’i shkundë të tijtë. duke iu kujtuar se në qershor në drejtim do të vijë Conte. “Conte dhe bashkëpunëtorët e tij, padyshim që do të bëjnë analizat e tyre dhe do të studiojnë ndeshjet e luajtura”, tha ai.
Por një lajm i mirë për Conten vjen ndërkohë nga skuadra e të rinjve. Chelsea u shpall kampione e të rinjve, duke fituar për herë të dytë në tre vitet e fundit trofeun e Youth League, kompeticionin ekuvalent të Championsit për 19-vjeçarët, në finale  blutë e rinj mposhtën 2-1 PSG, me gola të Fikayo Tomori dhe Palmer, ndërsa për francezët nuk mjaftoi barazimi i përkohshëm i Meite.

Artikulli paraprakLiverpul në shënjestrën arabe
Artikulli tjetërBerisha kthehet në stërvitje