Hidhet në erë me tritol makina në Vlorë, kush është biznesmeni që u gjymtua

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm, ku një makine i është montuar një sasi lënde plasëse.
Mësohet se është lënduar rëndë shtetasi Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703. Ndërkohë është brenda sallës së operacionit, ndërsa bëhet me dije se ka humbur gjymtyrët.
48-vjeçarit Agron Alushaj, rreth orës 16:30 të ditës së sotme, i shpërtheu makina në hyrje të qytetit të Vlorës sapo kishte dalë nga një lavazh. Eksplozivi i ishte vendosur brena në makinë. Alushaj ndodhte në gjendje të rëndë në spital ku dyshohet se ka humbur këmbët nga shpërthimi.
Ai është pronar i një guroje në Drashoviç dhe vëllai i ish-drejtoreshës së Hipotekës në Vlorë Loreta Alushaj-Tozaj. Policia ende nuk ka të dyshuar për ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
48-vjeçari Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703, është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital. Automjeti po dilte nga një lavazho dhe do të udhëtonte drejt qytetit.
I plagosuri nuk ka precedentë penalë dhe nuk dihen ende shkaqet e vënies së lëndës plasëse. Alushaj ende nuk ka dhënë informacione për uniformat blu për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Policia e Vlorës është ngritur në këmbë pas kësaj ngjarje, duke vendosur postblloqe në disa zona të qytetit.

Exit mobile version