Hidhet shorti deri në finalen e Championsit, rruga e ‘ferrit’ për Juventus

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën më të rëndësishme të sezonit 2019-2020 të Champions League.

Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale; Atalanta, Atletico Madrid, Leipzig dhe PSG.

Pritet të luhen takimet e kthimit, për t’u përcaktuar 8 ekipet që do të vazhdojnë rrugën drejt trofeut.

Takimet e kthimit janë: Bayern Munchen-Chelsea, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon.

Megjithatë, edhe pse ende nuk janë vendosur emrat e 8 ekipeve, shorti ka përcaktuar çiftet çerekfinaliste, që janë si më poshtë:

Çifti 1: Manchester City ose Real Madrid – Juventus ose Lyon

Çifti 2: Leipzig – Atletico Madrid

Çifti 3: Barcelona ose Napoli – Bayern Munchen ose Chelsea

Çifti 4: Atalanta – PSG

Pasi u mësuan çiftet çerkefinaliste, u hodh shorti edhe për gjysmëfinalet.

Shorti i Gjysmëfinaleve

Çifti 1 – Çifti 3 (Fitues 1)

Çifti 2 – Çifti 4 (Fitues 2)

Finale Lisbonë

Fitues 2 – Fitues 1

Artikulli paraprakEksperti i njohur: Qeveria, e paaftë të përcaktojë një strategji të qartë ndaj Covid-19
Artikulli tjetërMafia e pronave/ Jep dorëheqjen drejtori i 7-të i Kadastrës në Vlorë brenda 10 muajve