Higuain, 6 gola larg rekordit absolut

Gonzalo Higuain shumë pranë rekordit. Transferimi i sulmuesit të bardhezinjve i kushtoi jo pak drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, por paratë e investuara nuk kanë shkuar dëm. Në takim kundër Torinos, ishte argjentinasi, ai që shpëtoi skuadrën nga humbja. Goli i realizuar nga El Pipita ka bërë që sulmuesi të jetë vetëm një hap larg rekordit absolut të rrjetave të realizuara në një sezon të vetëm.
Në fakt deri më tani, 29-vjeçari në total ka realizuar 32 gola, në kampionat Higuain regjistron 24, në Kupën e Italisë 3 dhe në Champions League 5 finalizime. Në sezonin e kaluar argjentinasi arriti shifra të frikshme me fanellën e  Napolit, duke shënuar në total 36 gola në Serinë A dhe vetëm në Europa League. Duke konsideruar që janë në dispozicion edhe 3 ndeshje, një finale Kupe Italie dhe me shumë gjasa dhe një tjetër finale shumë e rëndësishme siç është ajo e Champions League, objektivi për të thyer rekordin e sezonit të kaluar duket i realizueshëm.
Kush mendonte se El Pipita i sezonit të kaluar nuk do të përsëritej më, ka gabuar, pasi argjentinasi po udhëton sërish në të njëjtat ritme. Asnjë gol i realizuar me 11-metërsh, një tjetër plus ky që i shtohet sulmuesit. 90 milionë eurot e shpenzuara gjatë merkatos së verës për Gonzalo Higuain, u cilësua si një çmenduri, pasi 29-vjeçari nuk do t’i justifikonte, faktet flasin ndryshe, Higuain është njeriu gol për skuadrën e Juventusit.
Deri tani, numri 9 i bardhezinjve numëron 32 gola sezonalë: 24 në kampionat, 3 në Kupën e Italisë dhe 4 në Ligën e Kampioneve. Në sezonin e kaluar, ai i çmenduri, në të cilin regjistroi 36 gola në Serinë A, plus 2 të tjerë në Ligën e Europës (pra 38 në total), 29-vjeçari nuk e sheh aq larg përsëritjen e objektivit të tij.
Duke marrë parasysh faktin se nga fundi i kampionatit mungojnë ende tri ndeshje, një finale e Kupës së Italisë dhe me shumë mundësi edhe dy sfida të tjera në Champions, ky rekord i karrierës së tij nuk duket i pamundur, sepse 6 gola për një “killer” të zonës si ai nuk duken shumë. Kush mendonte se sezoni 2015-2016 për amerikanojugorin ishte i papërsëritshëm, duhet të kapërdijë deklaratat e tij, sepse për momentin Higuain ecën me të njëjtën mesatare shënimi si vjet te Napoli.
Për më shumë, në renditjen e golashënuesve të Serisë A, ai është i vetmi kundrejt Belotit, Xhekos, Mertensit dhe Ikardit, që e paraprijnë që nuk numëron asnjë gol me penallti.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka treguar se pas atij në dy derbe, por edhe dopietës në Champions ndaj Monakos, “Pipita” ka shënuar në të gjitha ndeshjet e rëndësishme në kampionat e kupë, si ndaj Napolit, Romës, Fiorentinës, Lacios e të tjera. Dhe tani, ato 90 milionë të shpenzuar për të në verën e kaluar nuk duken më një shpenzim aq i çmendur sa u përfol…

Exit mobile version