Himara, analistët dhe Zeusi fallco

Nga Ermal Peçi

Para disa muajsh i ftuar në emisonin Breaking me Xhoi Malësinë, ngrita tezën që ajo që po gatuhet në Himarë ka për regjisorë, ujqërit e vjetër të politikës shqiptare Ramën, Berishën dhe Metën. Askush nuk e besoj që këtë shfaqe do e drejtonte Edi Rama dhe më pas ortakët e tij politik Berisha dhe Meta sepse deri para pak muajsh para se të dilte lakuriq në propagandën e tij patriotike ai ishte patrioti, i cili i tregonte dhëmbët Greqisë. Nuk kishte analist, deputet, njerëz të medias që tregonin se si Rama po ja mblidhte Greqisë, po ja bënte 8 me 2 dhe sikur mos të mjaftonte e gjithë kjo ai po i kthente dinjitetin e munguar shqiptarëve në Greqi. Madje kur Rama vajti në vizitën e tij në Greqi bëra një shkrim të cilin e titullova “Zeusi fallco zbriti në Athinë” sepse çdo gjë më tingëlloi fallco përsa kohë Rama; nuk foli për Çamërinë, për pronat e çamëve dhe përsa kohë nuk foli për shkollat në gjuhën shqipe për emigrantët shqiptarë në Greqi. Por siç thonë më të vjetrit” koha është treguesi më i mirë për të treguar qëllimet e çdo njeriu dhe të çdo politikani” e në këtë shprehje emblematike Rama tashmë po na del një politikan, i cili flamurin shqiptar po e përdor vetëm për të fituar pikë politike dhe jo se e ka për zemër. Kam bërë disa shkrime kundër kandidimit të Belerit nga dyshja politike Berisha-Meta, por tashmë ajo që po gatuhet nga Rama është akoma më e pisët me Himarën. Rama ka zgjedhur për bashkinë e Himarës Vangjel Tavon, një kandidat të importuar nga minoriteti në zonën e Gjirokastrës, por askush nuk flet asnjë fjalë për Vangjel Tavon, i cili mori pjesë në varrimin e terroristit Kostandin Kacifas në Bularat si dhe shoqëroi eurodeputen qipriotase ekstremisten e shpallur Non Grata në Shqipëri Eleni Theoharis. Analistëve ju është mbyllur goja dhe duhet të lëpijnë çfarë kanë pështyrë. Askush nuk flet për prefektin që sapo ka emëruar Rama në qytetin e Vlorës
Prefekti i Vlorës Kristos Kiços ka foto i cili është në takime me drejtues nazistë të Agimit të Artë dhe me tri njerëz të shpallur në Shqipëri Non Grata, Babis Karathanos, Kristo Papas dhe diplomati grek me Theodhor Ikonomu.
Askush nuk flet që Prefekti i Vlorës pozonte si model pas flamurit të Vorio-Epirit. Pse të gjithë heshtin, pse askush nuk flet tani që Rama po vendos në vende kyçe individë, të cilët lidhjet i kanë me ekstremin grek. Ku janë këta që e quanin Ramën patriot dhe sot fshihen se nuk thonë dot një fjalë. Himara sot është një përplasje sa diplomatike, por dhe ekonomike si dhe një mekanizëm që shqiptarët të largojnë vëmendjen nga skandalet e qeverisë, vjedhjet, varfëria marrëveshjet politike Rama-Berisha dhe një sërë skandalesh të tjera. Prandaj Himara po përdoret nga kjo klasë politike e vjetër dhe analistët heshtin e nuk flasin, se Himara është diversioni nga 100 probleme reale që ka Shqipëria.

Exit mobile version