Himara nuk kishte një Çipë!

Nga Ermal Peçi

Isha vetëm 8 vjeç kur këmba ime shkeli për herë të parë në Himarë. Në atë kohë rruga që të çonte drejt Himarës as nuk ishte e zgjeruar dhe as nuk kishte tunel që të shkurtonte rrugën. Shtëpia që familja kishte marrë ishte në shëtitoren e Himarës dhe ishte pronë e një familje, e cila pjesën më të madhe të kohës e kalonte në Greqi dhe shumë pak në Shqipëri për shkak të situatës, por edhe kushteve ekonomike. Himara në atë kohë nuk kishte kaq shumë polarizime të skajshme, të cilat me kalimin e kohës u shtuan dhe më shumë duke arritur në pikën kulmore me Belerin. Himara ishte e qetë me patriotë shqiptarë e shtëpi, të cilat kishin mjetet e peshkimit, ku edhe unë merrja grepat e gjuaja për peshk tek porti.
Si një fëmijë, i cili i memorizon momentet e lumtura në jetë dhe tregimet që më rrëfente babi në atë kohë si një inxhinier i pasionuar pas historisë dhe Shqipërisë për një burrë, të cilin e shikonin veshur me kostum. E pyeta përsëri babin për ta rikonfirmuar atë çfarë kam përjetuar për burrin e veshur me kostum për të cilin babi më fliste me shumë respekt. Lefter Çipa, burri me kostum, me duhanin që nuk e hiqte nga goja dhe bastunin e tij që ecte shëtitores së Himarës. I ka kënduar Shqipërisë më thoshte babi në atë kohë, që unë nuk kuptoja asgjë se çfarë të mire i ka bërë vendit tonë një burrë intelektual që e donte shumë vendin e tij. E nisa me kujtimet e mia se unë jam shumë i vogël dhe jo aq shumë i lexuar që të flas për Lefter Çipën, por e përzgjodha në kontekstin e ri të zgjedhjeve që ka Himara ku do të garojnë dy kandidatë nga partitë më të mëdha në vend dhe të dy janë nga minoritetet dhe të importuar e asnjë nuk është qytetar i zonës. E zgjodhi si personifikim i familjes patriote që ka ajo zonë, të një familje që e do Himarën po aq sa do Shqipërinë, të një familje që ka dhënë për Shqipërinë më shumë seç ka marrë dhe të një familje që ka luftuar me penë për vendin tonë.
Para 3 vitesh në Pilur, Goliku i këndonte Nderit të Kombit Lefter Çipës duke i thënë ;
Kush e ngriti lart më lartë
Lefter Çipa penë e artë
Lefter Çipa dale dale
Ishte pena Naimiane
Me atë penë, e cila në fakt e bëri “Princin e Polifonisë” shqiptare.
Sot dy prej liderve politikë të PS dhe PD si dy prej njerëzve më jetë gjatë në politikë dhe më të pushteshëm kanë zgjedhur të kandidojnë me dy minoritarë si Tavo edhe Gjikuria. Një lojë, së cilës iu hodh benzinë zjarrit pas Belerit, por tashmë Himara, e cila mbi 85% është shqiptare nuk ka asnjë kandidat shqiptar. Por ajo që bie në sy tek të Tavo, Gjikuria madje fut dhe Belerin është se asnjëri prej këtyre nuk ka pamjen e një “dashnori” të kulturës Helene, nuk ka stofin si dashnor të filozofisë greke dhe nuk kanë artikulimin e demokracisë greke. Secili prej këtyre kandidatëve nuk ka folur njëherë për filozofi, nuk kanë cituar kurrë një dijetar grek, por vetëm thonë se sufflaqet greke me xaxiq janë më të mirat në botë. A të bën sufflaqa e Greqisë një dijetar? Këtë duhet të na e thonë kandidatët minoritarë të Himarës, por duhet të na thotë dhe Rama e Berisha që pse kandiduan për Himarën dy kandidatë, të cilët janë minoritarë kur përplasjet diplomatike dhe tezat e çmendurisë për Vorio Epirin sa vijnë e shtohen. Duhet të përgjigjet Rama dhe Berisha që pse nuk zgjodhën për Himarën kandidatë, të cilët do e nderonin atë zonë, por importuan kandidatë. Kush ua ka futur të dyja këmbët në një këpucë?! Lojën e kujt po luajnë edhe për hallin e kujt po sillen në këtë mënyrë me vendin e tyre.
Pavarësisht që e di që sdo marr kurrë përgjigje nga njerëz, të cilët zgjedhin partinë përpara Shqipërisë dhe interesin e tyre politik mbi atë kombëtar do e mbyll me një mesazh për shqiptarët me vargjet e Lefter Çipës.
“Nga kjo baltë e kësaj toke
Merr një grusht e shtrydhe fort
Pika gjaku do kullojë
Luftë e madhe kjo tregon
Kemi derdhur gjak me ok
Ndaj lulzon kjo tokë sot”

Kjo tokë do të lulëzojë përsa kohë do të ketë shqiptarë, të cilët do e duan vendin e tyre, do punojë për vendin e tyre dhe do të ëndërrojnë për një Shqipëri, e cila duhet të jetë më e mirë dhe të aspirojnë për ta çuar Shqipërinë drejt Perëndimit.

Exit mobile version